close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Postimi prekës i nënës së Kejd Halilit: 40 ditë pa ty…

kejdi

Dhimbja e madhe që ka pushtuar familjet e dy djemve të rinj, që vdiqën tragjikisht rreth një muaj më parë në një aksident me motor, do të ndihet akoma më shumë në këtë natë të ndërrimit të viteve. Pedagogia e njohur, Ernestina Halili, ka bërë një postim prekës për birin e saj, Kejdin, i cili humbi jetën në aksident bashkë me mikun e tij, këngëtarin Ergi Dini. Ky është postimi i plotë i gazetares e të gjithë sigurisht bashkohen me dhimbjen e madhe që ndjen zemra e një nëne.
“Për ty bir, në Kishën më të vjetër 500- vjeçare,në qytetin më të vjetër amerikan,St Augustine, për ty lutje Jezusit e Shën Marisë…
Sot numërohen 40 ditë pa ty, ndërsa numri 21, shënon 3(tre) herë, 3 (tre) 7(shtatat) e Zotit fuqiplotë!
U baftë vullneti i Tij!
Mirënjohje të thellë juve, që i bashkoheni lutjeve për Kejdin!
Gëzofshi në paqë, bekimet e Zotit”.

269 1140

 

Tags : ernestina halilikejd halilipostim
loading...