Siç e kemi përmendur dhe në artikuj të tjerë, këngëtarja Poni është e rezervuar sa i takon jetës së saj private. Për këtë arsye ajo thuajse kurrë nuk publikon foto të familjes, shtëpisë apo edhe djalit. Por kësaj here Poni i ka thyer rregullat. Me një dedikim të veçantë ajo ka ndarë me të gjithë një pozë të të birit Frenk i cili tashmë është rritur. “Ditën që të mora në krahë, kuptova se çdo sukses, sakrificë, gëzim, dhe mund ishin 0!!! Sepse madhështia, dashuria dhe puthja e parë që të dhurova i mundnin të gjitha! Të premtoj biri im që do të jem një nënë e përkushtuar dhe e drejtë me ty, deri ditën kur ti të kesh nevojë për mua!!! Sepse të dua mbi çdo gjë! Pse nënat japin kaq shumë dashuri, përse të gjitha nënat janë njësoj?”, ka shkruar Poni.