FOTO/ Pasi u vdiq nëna para syve, ndërron jetë dhe djali 12 vjeç

image1-433x300

Aksidenti tragjik ku mbeti i vdekur një grua shqiptare, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Mediat lokale italiane shkruajnë se djali i saj, 12 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Padova, ku mbeti e vdekur në vend B.A. 37 vjeçe me banim në Barco. Kurse djemtë e saj E.A, 16 vjeç dhe D.A., 12 vjeç dhe D.A, 2 vjeç, u transportuan në spital me plagë serioze. Pas tmerrit ku panë para syve vdekjen e nënës së tyre, djali 12 vjeç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Cona­s. 37­vjeçarja po udhëtonte me një Alfa 156 bashkë me tre djemtë e saj, kur u përplas me një furgon Mercedez Vito, ku po udhëtonin një familje me gjashtë pjesëtarë të cilët kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00./ Panorama

immagine

image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password