Foto/ Pas grabitjes me armë, Kim Kardashian shfaqet më e mbuluar se çdo herë


Kim Kardashian u kthye në New York të hënën në pastide pasi u shënjestrua dhe u grabit në Paris. Ajo ka qëndruar se bashku me Kanye West dhe fëmijët e saj në New York në një shtëpi private ku ata po kalojnë këtë vjeshtë, ku kanë pasur vizita dhe nga miq të tyre. Ajo nuk është larguar nga apartamenti deri mëngjesin e ditës së sotme. Kardashian është fotografuar teksa mban në krahë vajzën e saj North West, e veshur me një bluzë sportive të një mase tw madhe, kapele bejsbolli dhe xhinse gri.

kim99-1

Burime të afërta me çiftin konfirmojnë se familja po udhëton për në Los Angeles. Ata kanë bërë një rrugëtim të gjatë sot, mirëpo sipas burimeve kanë marrë masa të rrepta sigurie.

West u pa të dilte nga shtëpia ndërsa mbante në krahë Saint-in. “Page Six” raportoi se ata u drejtuan drejt Aeroportit Teterboro në New Jersey, ku morën një avion privat.

kim30

kim34

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password