• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO PAPARACI/ Zyrtarët e PD-së dhe LSI-së plazh në Dhërmi me familjarët

Zyrtaret e PD dhe LSI i jane drejtuar detit te Jugut. Koordinatori i PD, Dritan Shano eshte fotografuar nga paparaci i “Panorama” ne Dhermi teksa po shijon per disa ore rrezet e diellit.

v4-(1)

Te njejtin destinacion, Dhermiun, ka zgjedhur edhe Luan Rama i LSI-se.

v6-(1)

Ndriçim Babasi

Këto kohë nuk ka qenë shumë aktiv në politikë. Ndriçim Babasi, dikur deputet i Partisë Demokratike, mesa duket as plazhin nuk e ka filluar si shumë të tjerë, bashkë me fillimin e verës. Tani që jemi në muajin e fundit të verës, ai ka preferuar të kalojë fundjavën në Dhërmi bashkë me familjen.

v10

Babasi shfaqet akoma shumë i bardhë në trup, që të lë të kuptosh se dielli i Dhërmiut do ta shohë për herë të parë këtë verë. Të shohim se sa aktiv do të jetë në jetën politike tani që Partia Demokratike ka bërë ndryshime në strukturë.