lefuture

FOTO PAPARACI/ Jorida Tabaku një “Barby” në Kuvend

p4

Një sy i vëmendshëm mund të “kapë” situata të veçanta në mesin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ditën që ka parlament. Kështu paparaci i “Panorama” ka fiksuar këtë javë veshjen si një kukull “Barby” të Jorida Tabakut dhe një përkëdhelje gjithë dashamirësi të Ministrit Ahmetaj me kogelen deputete Vasilika Hysi.

Që deputetët e maxhorancës shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, kjo tashmë dihet. Janë me dhjetëra fotot që shkrep paparaci ynë ku shihen se ata nuk janë thjesht kolegë që e respektohen, por edhe miq të mirë, të cilët afeksionin nuk mungojnë t’ia shfaqin njëritjetrit në çdo rast. Madje, kemi vënë re se kjo ndodh shumë, sidomos te ministrat. Mesa duket, puna e ministrit të vë në humor të mirë dhe kur je në humor të mirë, natyrshëm bëhesh më i dashur. Këtë herë paparaci ynë ka sjellë këtë foto, ku duket Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili nuk ka preferuar t’i japë dorën apo edhe ta përqafojë kolegen e tij, deputeten e majtë Vasilika Hysi. Ai në fakt e ka përkëdhelur në faqe si një fëmijë. Eh, pushteti ka sharm, ka magji, pushteti është dashuri, kjo është prova!

p5

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është një nga zonjat më të pashme të Parlamentit. Zoti i ka dhënë bukuri, dhe plus kësaj është elegante në linja dhe ka moshë të re. Megjithatë, të gjitha këto nuk mjaftojnë për Joridën, e cila pikave të saj të forta i shton edhe një veshje të kuruar deri në detaje. Tabaku së bashku me Majlinda Bregun janë deputetet, të cilat mezi pret t’i shohësh se çfarë kanë veshur dhe ato nuk zhgënjejnë asnjëherë. Por kësaj here Jorida me të vërtetë që kishte veshur diçka shumë mbresëlënëse. Fustan rozë të kombinuar me këpucë, çantë dhe pallto të një roze pak më të çelur. Ishte me të vërtetë një pamje që nuk linte askënd indiferent.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password