Legjenda e Hollywood-it Debbie Reynolds vdiq këtë të mërkurë, nga një goditje e papritur në tru, një ditë pas vdeksjes së vajzës së saj, Carrie Fisher. 84-vjeçarja ishte duke planifikuar funeralin e së bijës, kur goditja e menjëhershme rezultoi fatale. I biri i aktores së madhe tha se e ëma pësoi një traumë të madhe nga vdekja e së bijës. Ai tregon se pasi e çuan Debbie-n në spital, fjalët e fundit që ajo tha ishin: “Më mungon shumë Carrie. Dua të jem me të”. Menjëherë pas këtyre fjalëve ajo mbylli sytë përgjithmonë. Debbie Reynolds është e njohur për të apasionuarit e filmave klasik, në rolin e famshëm në filmin “Singing in thë rain”.