close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Nis largimi i Call Center-ave të para?

frontline

Me mijëra të rinj shqiptarë punojnë aktualisht në kompanitë e huaja “Call Center”. Javët e fundit pas një vendimi të qeverisë italiane po diskutohet gjatë për mbylljen e tyre. E duket se numërimi mbrapsht ka nisur… Pas miratimit të ligjit nga Senati italian, duket se në Tiranë po jepen efektet e para të zbatimit të tij. Ligji parashikon masa të ashpra ndaj këtyre bizneseve jashtë vendeve të BE-së. Dhe pavarësisht paralajmërimit të ambasadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo, se ky ligj nuk rrezikon mbylljen e tyre në Shqipëri, duket se kanë nisur lëvizjet e para. Këtë gjë e tregojnë edhe disa foto të publikuara në Facebook nga gazetari i ABC Neës Flamur Vezaj, i cili flet për nisjen e shpërnguljes së tyre, shkruan “Syri.net”. Kohët e fundit është folur shpesh edhe nga drejtuesit e këtyre kompanive në Itali se call center-at nuk do kthehen më atje, po do shpërngulen me shumë mundësi në Rumani, një vend i BE-së, ku edhe kostoja e punës është më e ulët. Në Shqipëri deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani me mbi 25 mijë të punësuar. Por sa rrezikojnë ata? Kjo është pyetja që na shqetëson të gjithëve.

cccc1482514921 call-center-1-300x2931482514920
Tags : call center
loading...