Viti 2017 shënon edhe pushimet e para të Bietës si nënë, por edhe të parat në jetë për Kroi Artin e vogël. Drejtuesi i “Top Show” Alban Dudushi dhe kryeredaktorja e këtij programi, njëherësh edhe bashkëshortja e tij Bieta Sulo, kanë nisur ditët e relaksit. Ata e filluan në Spille, bregdet shumë i bukur i Adriatikut por për të përballuar nxehtin që po kulmon ditët e fundit zgjodhën një tjetër qytet. Familja simpatike ndodhen në Pogradec, më sakte në një nga pikat turistike prane tij, Drilon. Bieta e quan “qyteti me kondicioner” pasi aktualisht atje temperatura shënon 25 gradë celcius. Zgjedhja ideale./ revistawho.com