Ish-drejtuesja e programit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, ndër të tjera shquhet për imazhin e saj klasik e pamjen natyrale. Floriana Garo kurrë nuk ka bërë eksperimente me ‘look’-un, duke u shfaqur gjithnjë brenda kornizës së imazhit të pastër me të cilin na është prezantuar që në fillim. Por me ndryshimin 360 gradë të jetës së saj, Garo ka bërë edhe një ndryshim të papritur në pamje. Ajo tani është një vajzë me flokë të kuqe e ne na pëlqen shumë edhe kështu. Kujtojmë se bukuroshja ka hequr dorë nga televizioni dhe është vendosur në Zvicër, ku po jeton me të fejuarin e saj./ revistawho.com