Gazetari i suksesshëm Blendi Fevziu, është baba i dy vajzave. Në fakt vogëlushja e dytë erdhi goxha vite pas të parës, e kështu Mishel tashmë është një zonjushë. Në shtëpinë Fevziu, jetojnë dy botë vajzash, në fakt tri. Ajo e të voglës Alis mes lodrave e kukullave, ajo e sybukurës Mishel mes studimeve, gëzimeve e zhgënjimeve të para prej adoleshenteje si dhe ajo e Ines, zonjës së shtëpisë nënë e grua e lumtur. Blendi është ai që kujdeset për të tria, e herë pas herë edhe e shfaq këtë duke ndarë me ne foto. Si kjo pozë e kësaj pasditeje, ku shohim se Mishel është bërë një vajzë shumë e bukur, e që ka një ngjashmëri shumë të madhe me të ëmën./ revistawho.com