E pra po, duhet ta pranojmë se Arbana është prezantuesja më e mirë shqiptare dhe kjo e ka bërë të jetë e përkëdhelura e ekranit. Jo më kot asaj ndër vite i janë besuar programet më me peshë televizive. Ndonëse ajo kurrë nuk ka marrë inciciativën të shfaqet nën një tjetër logo veç “Top Channel”, kemi bindjen se një moderatoreje si ajo është vështirë t’I thuash “jo”. Kështu duhet të ketë qenë për Osmanin edhe në shtëpi. Ajo është motra e vetme e dy vëllezërve simpatikë. Llogaria në Instagram e një prej programeve të Arbanës, “Dua të të bëj të lumtur” na sjell një pozë shumë speciale të saj në rolin e motrës./revistawho.com