close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Merr hov fama e Lori Hoxhës, një tjetër faqe e famshme botërore reklamon foton e blogeres

lori

Teksa shohim që brenda pak ditëve disa faqe të famshme apo stilistë të suksesshëm botërorë kanë kthyer vëmendjen nga Lori Hoxha, na u kujtua suksesi “brenda natës” i Era Istrefit, kënga e të cilës nisi të dëgjohej papritur në të gjithë botën. Nuk dimë nëse trashëgimtarja e “Top Channel” do të ketë të njëjtin fat, por aktualisht ajo po arrin suksese të mëdha duke qenë se fotot e saj po shpërndahen nëpër faqet më të rëndësishme të globit. E pikërisht kjo konsiderohet arritja më e madhe për një blogere mode. Faqja e fundit që ka publikuar një pozë të Lori Hoxhës është “ZARA World” e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës. Ka tërhequr zgjedhja e veçantë “rozë” e blogeres që sigurisht ka marrë mijëra pëlqime.

 

A photo posted by All About Fashion (@zara.world) on

Tags : lori hoxha
loading...