U bënë disa vite që Rezarta Shkurta u shkëput nga bota e muzikës duke e përqëndruar vëmendjen tek biznesi i saj, ‘Hera Company’. Rezarta lajmëron me anë të një fotoje në “Instagram”, se është duke përgatitur një projekt të ri muzikor. Kjo foto mund të jëtë një nga pjesët e videoklipit, në të cilën Razarta duket mjaft tërheqëse e veshur me të kuqe dhe në një formë shumë të mirë fizike.Nga nënshkrimi i saj kuptojmë se po bashkëpunon me kompaninë “Max Production” dhe se titulli i këngës mund të jetë “Pa ty”. Nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë suksese Rezrtës në këtë rikthim.