Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma dhe reperi Big Basta para disa muajsh janë bërë prindër të një djali shumë të ëmbël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lian. Padyshim që jeta e tyre ka marrë tjetër kuptim dhe e ka zbukuruar atë në çdo dimension. Mëngjeset pranë Lianit janë ato më të veçantat, siç ka ndodhur dhe ditën e sotme. Këngëtarja ka ndarë me fansat në rrejtin social “Instagram” momente nga zgjimi përkrah vogëlushit, të cilat të bëjnë ta nisësh ditën dhe më bukur./revistawho.com