Ish-Miss-i Suada Sherifi pak muaj më parë u bë nënë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin, Deizi. Ajo iu përkushtua totalisht rritjes së vajzës, duke lënë kështu pas dorë dhe profesionin e saj si notere. Të rralla janë rastet kur ajo publikon foto me partnerin e saj, por mbrëmjen e djeshme i theu ‘rregullat’. Suada ka ndarë me fansat në rrejtin social ‘Snapchat’ disa fragmente nga jeta e saj familjare, ku shfaqet përkrah vogëlushes dhe bashkëshortit. Ata duken shumë të lumtur dhe plot dashuri ndaj njëri-tjetrit./revistawho.com