U shndërruar në kryefjalën e mediave sociale disa kohë më parë me incidentin në një prej qendrave tregtare të Prishtinës. Bëhet fjalë për përleshjen e Fjolla Morinës dhe babait të vajzës së saj të dytë, Alayah në prani të personave të shumtë në kryeqytet. Babai i vajzës së këngëtares ka kurorëzuar mbrëmë dashurinë me Zana Aliun në një ceremoni super luksoze ku çdo gjë ishte e menduar deri në detaje. Eventi ka qenë privat mirëpo nga të pranishmit janë postuar fotografi që tregojnë investimin marramendës në ceremoni. Kujtojmë se Flamuri me Zanën janë fejuar në kohën kur Fjolla ishte shtatzënë me Alayan./revistawho.com