Duket se as Mariah Carey nuk i ka shpëtuar manisë së personazheve publikë për të përdorur photoshop në postimet e tyre në rrjete sociale. Ditën e djeshme ajo ka festuar festën e falënderimeve me miq dhe familjarë. Mirëpo fansat e saj kanë venë re diçka në fotot e publikuara nga këngëtarja. Ajo ka përdorur photoshop për të zvogëluar përmasat e saj trupore, por nuk është treguar e saktë. Ndjekësit e saj gati sa nuk e kanë “kryqëzuar” në komente.