Foto/ Maratona e Tiranës, ja cilët janë fituesit


Tirana ka fituar sot maratonën e saj. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës u mbajt sot në kryeqytet Marataona e Tiranës, ku më shumë se 1200 pjesmarrës garuan në 4 kategori për grupmosha të ndryshme.

Fituesi i garës së 21 kilometrave për meshkuj doli korçari, Ilir Këllezi, ndërsa për femra fituese u shpall rekordmendja shqiptare, Luiza Gega. Ndërsa në garën e 10 kilometrave fitues u shpall Bledar Mesi, i cili vinte si përfaqësues i Forcave të Armatosura.

image

Në këtë kategori garoi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe shumë personalitete të tjera të politikës dhe jo vetëm. Në fjalën e tij në mbyllje të kësaj maratone kryebashkiaku e konsideroi këtë maratonë si një moment historik për Tiranës, e cila sipas tij, sot me qytetarinë dhe sportivitetin tregoi se di të jetë edhe europiane.

“Kjo ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë. Sot qyteti është realisht europian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thane se një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit dhe të Rajonit.

Tani besoj e kemi kaluar testin. Mezi presim që në datën 13 Tetor, javën tjetër, të marrim një datë zyrtare për t’u futur në kalendarin e maratonave të çertifikuara në të gjithë Europën dhe vitin tjetër ta bëjmë akoma më të madhe, akoma më të bukur, akoma më europiane Maratonën e Tiranës”, tha Veliaj. Ai falenderoi qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të respektuar sot vrapuesit duke lënë rrugët e qytetit të lira.

“Një falenderim të veçantë dhe atyre që nuk garuan, që nuk vrapuan, por që sot janë treguar jashtëzakonisht të duruar me ne. I kërkojmë ndjesë nëse i bllokuam disa nga rrugët dhe ata që ishin me automjete ose këmbësorë, por kanë qenë sot fantastikë. Tirana ka qenë kryesisht pa makina dhe ju jemi shumë mirë njohës”, u shpreh kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ndërsa fituesi i garës së 21 km për meshkuj, Ilir Këllezi tha se ndihej i gëzuar që ishte fituesi i parë i Maratonës së Tiranës. “Sot jam shumë i gëzuar që për herë të parë zhvillohet maratona në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që dola në vend të parë gjithashtu gara ishte shumë e bukur, me rivalitet. Fitova dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj që në vitet e tjera të ketë më shumë rivalitet”, tha Këllezi.

image image image image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password