FOTO/ Lorik Cana kërkon publikisht lirimin e Ramush Haradinajt

auto_20170109115653349646_11483962872

Ngjarja e cila ka bërë bujë kohët e fundit sigurisht ka qenë arrestimi i liderit kosovar Ramush Haradinaj. Kjo gjë ka prekur dhe ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili gjithmonë ka dhënë mbështetjen e tij për kauza të tilla. “I jap gjithë mbështetjen time z.Haradinaj, i cili sërish është persekutuar nga një mandat arresti, lëshuar nga shteti serb dhe që është i shtyrë nga motive politike, me akuza për të cilat z.Haradinaj ka marrë dy herë pafajësinë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Shpresojmë të gjithë që drejtësia franceze do të lejojë sa më shpejt që z. Haradinaj të ribashkohet me familjen e tij dhe të afërmit. Miqësisht, Lorik Caka.”-shkruan Cana në Facebook.
auto_screenshot_121483963082

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password