Ekziston një kod i thjeshtë që mund t’iu bëjë të keni qasje në informacionet e fshehura të iPhone, aq sa edhe të mund të ndryshoni strukturën e tij. Gjithçka funksionon duke formuar *3001#12345#* dhe pastaj të shtypni butonin e telefonatës. Ekrani i telefonit do të marrë ngjyrë gri dhe pas kësaj do t’iu dalë informacioni ekstra, shkruan “Express”. Një nga karakteristikat më të dobishme është një tregues i detajuar i fuqisë së sinjalit të internetit, i cili shfaqet në këndin e sipërm të majtë. Nëse formoni *#06# do të zbuloni numrin identifikues IMEI. Kjo është shumë e dobishme pasi mund të përdoret për të fikur telefonin tuaj në rast se ua vjedhin atë.