lefuture

FOTO/ Ky është babai që akuzohet se ngacmoi dy fëmijët e tij të mitur

denis-shmilli

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë ditës së sotme, ku një baba është vënë nën pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur. Në orët e vona në media po qarkullon edhe fotografia e Denis Shmillit një kontigjent i njohur për policinë. 32-vjeçari është në listën e shtetasve shqiptarë të kthyer nga luftimet në Siri ku ka dyshime se ka qëndruar gati 4 muaj. Katër vjet më parë ai u arrestua nga anti-terrori pasi gjatë një kontrolli ju gjet lëndë plasëse me telekomandë në banesën ku ai jetonte me qera. Në atë kohë ai u shpall fajtor duke u dënuar nga Gjykata me katër muaj burgim për prodhim dhe mbajtje të armeve luftarake. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet ishin njoftuar për municionin e montuar në kasën e derës nga bashkëshortja e tij, e cila për shkak të frikës u largua përkohësisht nga Shqipëria. I mbajtur nën vëzhgim gjatë këtyre viteve për shkak të prirjeve radikale , kallëzimi i ish-bashkëshortes së tij i ka lënë pa koment autoritetet dhe për këtë arsye është marrë nga psikologët dëshmia e dy fëmijëve të çiftit të divorcuar, njëri 6 vjeç dhe tjetri 7 vjeç. Të dy fëmijët kanë rrëfyer se babai kishte kryer veprime të turpshme gjatë takimit me ta. Ndërkohë që është administruar nga policia edhe një kërcënim përmes Skype në të cilin Denis Shmilli i thotë ishbashkëshortes do të vras do të zhduk vetëm mos ardhsh në Shqipëri, raporton “Top Channel”. Pasi është urdhëruar arrestimi i babait abuzues, policia ka referuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtjeje, ndërkohë që hetimet ndaj tij po zhvillohen për vepra të turpshme, ngacmim seksual dhe dhunë në familje. Babi ngacmon seksualisht fëmijët e tij të mitur, kurse gruas… Një ngjarje e rëndë rezulton të jetë shënuar një ditë më parë në një apartament në Tiranë, ku një person, baba i dy fëmijëve, ka ngacmuar seksualisht dy fëmijët e tij të mitur. Burimet e Policisë së Tiranës njoftojnë se kanë vënë në pranga shtetasin Denis Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ai rezulton të ketë qenë i dënuar edhe më parë për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Por dje, sipas bluve, në banesë ai ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tij të mitur A. SH., 7 vjeç dhe U. Sh., 6 vjeç. Gjithashtu ka ushtruar dhunë psikologjike, e kryer vepra të turpshme, ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases, R. M., 29 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së mënjëhershëm. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale të parashikuara nga nenet 108/2, 108/a/2 e 130/a të Kodit Penal.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password