FOTO/ Kush është i riu me Ferrari e Porsche që joshte femrat dhe i nxirrte prostituta


Ditën e djeshme u arrestua një person (Bossi i Ferrarit dhe i Porsche nga Kurbini kapet mat), pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni të vajzave të reja nëpërmjet mashtrimit.

Policia dje arrestoi Dario Priftin, 26 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, ndërsa në kërkim është shpallur F. Ll, pasi dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, vajzën me iniciale R.L.

Sipas BalkanWeb, Dario Prifti së bashku me shokun kanë trafikuar edhe dy vajza të tjera në Itali, përveç vajzës me iniciale R.L.

Vajzat mashtroheshin duke krijuar një marrëdhënie intime me djemtë dhe pas një lidhje disa javore ata i shfrytëzonin si prostituta. Në rast se vajzat kundërshtonin ata i dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu Dario Prifti dhe bashkëpunëtori i tij dyshohen të jenë autorë të disa grabitjeve në Itali, kryesisht grabitje banesash. “Ferrari dhe makina “Porsche” janë gjetur të fshehura në garazhin e shtëpisë së Dario Priftit. Makina “Ferrari” dyshohet të jetë e vjedhur në Itali por nuk rezulton të jetë e deklaruar si e tillë në sistem. Policia e Tiranës do të kontaktojë me zyrën e Interpolit për gjetjen e pronarit të makinës./JetaOshQejf

14647393_10154458778973260_621785717_o dario 14593635_10154458779073260_1544981054_n dario1 14642948_10154458778988260_2063653126_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password