Për herë të parë është shfaqur në një reklamë televizive së bashku me këngëtaren Hulya Av?ar. Më parë, emri i saj nuk ishte dëgjuar.
Ka lindur më 5 korrik të vitit 1982 dhe është e gjatë 1.73 metra si dhe peshon vetëm 56 kilogram. Ajo thotë se bukuria e saj nuk ka ndonjë sekret, megjithëse konsiderohet si aktorja më e bukur në shtetin turk. Për shkak të jetës intensive, nuk i kushton kohë asnjë sporti.
Emri i saj i vërtetë është Hatice Tuba Büyüküstün.
Babai i aktores është Serdar, cili është diplomuar në inxhinierin elektronike. Nëna e aktores është Handan dhe punon në departamentin e reklamave të një banke.
Ajo kishte një botë me plotë ëndrra dhe një fëmijëri të qetë. Lënda e preferuar shkollore ishte biologjia. Dëshironte të bëhej inxhiniere gjenetike, gjithashtu edhe piktore. Për herë të parë para syve të kamerë u paraqit në një reklamë televizive.
Talentin prej aktore ia zbuloi producenti dhe regjisori Tomris Giritlioglu. Në vitin 2003, me regji të Ayd?n Bulut dhe Kanal D, ajo mori një rol në një film me katër episode, ku më pas i erdhën qindra oferta për punë.
Qyteti i preferuar dhe ku do ta kalonte jetën është Parisi ndërsa pëlqen të lexojë edhe libra biografik.
Ditë më parë ka nisur procedurat e shkurorëzimit pas martesës pesëvjeçare me Onur Saylak dhe ka dy fëmijë, Mayan dhe Toprakun.
Preferon një jetë modeste dhe shpeshherë rrugëve të Stambollit udhëton me autobus lokal, e cila e bën shumë të lumtur.
Dhe për fund, ajo është romantike përderisa preferon muzikë e huaj klasike./Telegrafi/