Foto/ Kjo femër shëtit botën dhe bën jetë luksoze pasi i ka të gjitha falas, do të habiteni si arrin ta bëjë këtë

1-273-780x439

Duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, të shkosh në pushime të cilat i paguan një person i panjohur i cili madje ju shëtit nëpër botë me aeroplan privat.

Por për 21-vjeçaren Jessica, kjo nuk është një ëndërr por realitet, transmeton Telegrafi.

Trajnerja e fitnesit nga Brisbane e Australisë, së fundmi ka udhëtuar për në Kaliforni ku qëndroi për më shumë se dy javë me një burrë të cilin e kishte njoftuar në internet online, dhe i cili ka mbuluar gjitha shpenzimet e saj.
Por është ueb-faqja misstravel.com, që përzgjedh ‘femra të bukura’ për meshkujt të cilët kanë nevojë për një shoqëruese gjatë udhëtimeve që e njoftoi Jessica me këtë mënyrë të jetesës.

4-80

Këto femra që aplikojnë në këtë ueb-faqe nuk kanë ndonjë obligim tjetër, përveç se të kalojnë kohën me meshkujt të cilët i kishin ftuar si shoqëruese gjatë udhëtimeve.
Ajo fillimisht kishte dëgjuar nga një shoqe për ueb-faqen e shumëpërfolur, por pas disa ditëve kishte vendosur të aplikojë duke mos shpresuar fare se do të pranohet.

Por pas 24 orëve asaj i ishte aprovuar kërkesa e profilit dhe kështu u njoftua në internet me një burrë, që po udhëtonte për një Kaliforni dhe dëshironte që ajo ta shoqërojë.
Dhe kështu ajo u nis nga Australia për në Shtetet e Bashkuara, ku po e priste aeroplani privat i burrit misterioz.

“Nuk kisha përvojë me këto lloje të udhëtimeve dhe kështu kisha harruar të paketojë disa gjëra, por ai u tregua xhentëlmen duke më blerë gjithçka që kisha nevojë. Thjesht bëja jetë luksoze me të”, ka deklaruar ajo.
Ata kishin qëndruar në hotelin Hilton në Los Angeles, më pas në Wynn në Las Vegas dhe Ocean Drive në Miami, ku kishin fjetur në dhoma të ndara.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password