Këngëtarja e dashur nga Kosova Kida ka publikuar pak më parë urimin e saj në Instagram. Ajo përshëndet e ulur pranë pemës së Krishtlindjeve. Nuk e dimë nëse është refleksi i dritave të bredhit, por flokët e artistes po na duken jeshile. Kjo në fakt nuk mund të tingëllojë e çuditshme pasi këngëtarja bën pjesë bindshëm në grupin e vajzave VIP që eksperimentojnë shpesh me imazhin. Na pëlqen edhe kështu!