Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, këtë fundjave do të japë koncert për herë të parë në Tiranë. Ajo do të performojë në një nga clubet më në zë të kryeqyetit e me siguri fansat do të jenë të shumtë. Eleni është larguar që kur ishte 1-vjeç nga Shqipëria dhe nuk u kthye kurrë më. Madje ajo është shprehur se e ka patur të vështirë të tregojë hapur origjinën e saj nga frika e paragjykimeve. Tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe ajo është tepër e emocionuar që do të rikthehet në vendin e saj./revistawho.com