close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Këngëtarja e njohur zgjedh mënyrën më origjinale për të paralajmëruar rikthimin

tuna 1

Në muajin maj, Tuna Sejdiu është bekuar me ardhjen në jetë të një djali të quajtur Tian. Që nga ai moment, Tuna iu përkushtua plotësisht të birit duke u shkëputur nga skena muzikore për disa kohë. Kujtojmë që projekti i saj më i fundit ishte kënga “Duam”, me të cilën u prezantua në “Këngën magjike 2016”. Por gjithsesi këngëtarja simpatike ka paralajmëruar rikthimin në një mënyrë krejtësisht origjinale. Përmes një fotoje të ilustruar ku në thelb qëndron fëmija dhe gjiri shkruhet: “Mami po rikthehet në punë. A do shkosh edhe ti?” Një lajm i mirë për të gjithë fansat që kanë pritur me padurim që Tuna të rikthehet sërish me projekte të reja./revistawho.com

Tags : rikthimskena muzikoretuna
loading...