close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Javë ditëlindjesh në LSI, sot feston kryetari!

vasili

Ndonëse jemi në kulmin e zhvillimeve politike e kemi hyrë zyrtarisht në zonën e nxehtë parazgjedhore, në Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë kësaj jave nuk është bërë vetëm punë por edhe festë. Siç ju kemi njoftuar më herët, disa prej anëtarëve të saj më të rëndësishëm kanë festuar ditëlindjet njëra-pas tjetrës, ndërsa sot është radha e kryetarit. Petrit Vasili ka ditëlindjen e sigurisht që dedikimet publike nuk kanë munguar. Me një pozë ku shfaqet me të shoqen e me plot humor, Monika Kryemadhi i ka uruar 25 vjetorin. Ky kryetari i LSI-së ka ditëlindjen sot! Është bërë edhe ky 25 vjeç, si kandidatët në listat e LSI-së! Prandaj edhe 100 vite të tjera dhe shumë suksese Petrit Vasili!”, ka shkruar ajo. Ndërsa ne kemi zbuluar një tjetër dedikim special, atë të vëllait dhe nipit të Vasilit. Në një tortë të kuqe me të bardhë, me ngjyrat e LSI-së, ata i urojnë t’i realizohet dëshira e tij më e madhe. Siç e shprehu edhe në deklaratën për mediat mesditën e sotme, Vasili dëshiron dhe beson se pas këtyre zgjedhjeve LSI-ja do të jetë forcë e parë në vend: “Forcë e parë vëlla! Urime! Edhe 100 vjeç Titit tim të dashur “.  100 të tjera edhe nga ne z. Vasili!/ revistawho.com

urimi nga vëllai dhe nipi

Petrit Vasili me bashkëshorten

Tags : petrit vasilipetrit vasili ditelindja
loading...