Xheni pyet Lupçen për të dhënë mendimin e tij si lider i shtëpisë në lidhje me çiftet aty brenda. Ajo kërkon të dijë nga lideri se cili prej çifteve i duket më fals. “Damiano me Armelën”, i thotë Lupçe. Përgjigjja e liderit nuk i ka pëlqyer Xhenit. “Më vjen keq që mendon kështu sepse ti nuk i di gjërat. Nuk e di sesi rrodhën gjërat në shtëpinë tjetër të shtunën. Armela e zgjodhi duke e marrë parasysh se ai ishte më parë me Donjetën këtu”, i thotë Xheni. Lideri hesht!