Ajo njihet si një këngëtare shumë e angazhuar në koncerte anembanë trojeve shqiptare. I gjithë ky angazhim nënkupton edhe përkushtim për veshje dhe shfaqen e saj në maksimum në perfomancat para publikut. Javën e kaluar Nora Istrefi është duke dhënë një koncert në Tiranë. Ndërsa po këndonte para publikut, iu këput zinxhiri që ia mbante veshjen në pjesën e sipërme. Në fotot e mëposhtme shihet se Nora fillimisht kishte veshur një dekolte ngjyrë ari, e cila në mes të koncertit iu këput. Ky moment ishte i sikletshëm për këngëtaren, duke e detyruar që mbi të ta vesh një këmishë të bardhë duke mbuluar kështu veshjen e këputur. Për më shume shihni fotografitë e mëposhtme./syri.net