FOTO/ I plagosuri me armë sot në Tiranë, ish-burri i moderatores së njohur shqiptare

f8efc27fc4764b82006442c79bbb1ed8-l_1484395426-6188083

Këtë të shtunë në kryeqytet në orët e para të mëngjesit është plagosur para derës së shtëpisë së tij në zonën e ish-Bllokut një 31 vjeçar. “Newsbomb” mëson se bëhet fjalë për Artur Aligjonin, menaxher i diskos së famshme në kryeqytet, “Arena”. Aligjoni është gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare Hygerta Sako. Çifti është divorcuar në shkurt të vitit 2012 dhe janë prindër të një vajze. Aligjoni është plagosur në këmbë ndërsa policia po heton në pistën që lidhet me ngjarjen e para dy muajve në Kamëz, ku vetë 31-vjeçari plagosi një person me thikë, shtetasin Halim Hysa por më vonë u la i lirë për “plagosje të lehtë”. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat, i plagosuri i dy muajve më parë Halim Hysa dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme./ newsbomb.al

hygerta1-770x470-550x336

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password