FOTO/ I fejuari milioner feston me femra të zhveshura, reagimi i të fejuares së tij do t’iu befasojë


Çdo ditë, Juliann Nicole gjen në mediat sociale, foto të të fejuarit të saj duke pozuar me femra të zhveshura pas festave të çmendura.

Bukuroshja 26-vjeçare është fejuar me multimilionerin Tony Toutouni, i njohur edhe si Mbreti i Instagramit pasi poston vazhdimisht foto nga festat e çmendura, makinat e shpejta dhe avionët privatë.

Por edhe pse Tony është i famshëm në mbarë botën për këtë stil jetese, Juliann thotë se i beson bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Ndërkohë 43-vjeçari nuk duket se po e ndal këtë stil jetese.

Të dy u takuan rastësisht në një karburant. Fillimisht ajo nuk e pëlqeu, por më pas ranë në dashuri.

Amerikania Juliann thotë: “E di që shumë femra do bëheshin xheloze, por unë nuk bëhem më. I pranoj më shumë gjërat tani”.

“Fillimisht ziheshim dhe ndaheshim, por ato foto janë thjesht njëra anë e tij. Ai ka një zemër të madhe dhe do jetë një baba i mirë një ditë. Kam mësuar t’i besoj”.

“Mamaja ime nuk e mbështet marrëdhënien tonë dhe feministet më tallin online”.

Kurse Tony, që e ka bërë pasurinë me klube nate në Hollivud, thotë: “E gjithë jeta ime ka qenë shpenzim parash me vajza të bukura dhe makina të shtrenjta”.

“Por Juliann më bën të lumtur dhe jam gati për angazhim me të”./Orainfo

3-90 5-87 6-82 9-73 10-67 12-56

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password