lefuture

FOTO/ Granit Xhaka, dhuratë të veçantë për këngëtarin e njohur

granit

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i ngjiti shkallët e suksesit duke arritur kështu në majat e futbollit botëror.

Edhe pse në moshë mjaft të re ai është shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor si në ekipin e Arsenalit gjithashtu edhe në përfaqësuesen e Zvicrës.
Por përveç talentit që i ka falur Zoti, virtyt tjetër që ai posedon është thjeshtësia gjë që i shton edhe më tepër vlerat e tij. Si një njeri pa komplekse ai ka krijuar shoqëri edhe me figura mjaft të njohura shqiptare si në fushën e artit ashtu edhe në sfera tjera. Njëri prej shumë miqve të tij është edhe këngëtari Ermal Fejzullahu me të cilin shihet shpeshherë i shoqëruar.
Sot Ermali u befasua pasi mori një dhuratë mjaft speciale nga ana e Xhakës, i cili zgjodhi t’i dhurojë fanelën e ekipit të tij të nënshkruar e dedikuar enkas për të, transmeton Prive.al. Në fanelë shihet teksa Graniti kishte shkruar që fanela dedikohet për ‘Më të mirin Ermal Fejzullahun” me respekt nga ai. Këngëtari nuk nguroi që dhuratën e marrë ta ndajë me publikun dhe ta falënderojë atë për dhuratën e bërë. 

14659332-1171423659608007-1261976750091403264-n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password