lefuture

FOTO/ Gjendet i vdekur reperi pas një nate duke festuar me miqtë

morto-cranio-randagio

Një tjetër humbje në botën e muzikës.

Reperi nga Roma, Vittorio Bos Andrei, i cili mori pjesë në edicionin e kaluar të ‘X Factor’ në Itali ka ndërruar jetë. Reperi 22-vjeçar, i njohur me emrin “Cranio Randagio” u gjet i pajetë në apartamentin e mikut të tij në lagjen “Balduina”, në kryeqytetin italian. Ai kishte kaluar mbrëmjen me miqtë e tij dhe mëngjesin e së shtunës nuk është zgjuar më. Shokët e tij lajmëruan ambulancën në përpjekje për ta shpëtuar, por mjeku konstatoi se çdo ndërhyrje ishte e kotë, pasi 22-vjeçari kishte humbur jetën. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, por sipas mjekëve dyshohet se i riu ka përzierë alkoolin me drogë, raporton “Corriere della Sera”. Megjithatë pritet rezultati i autopsisë për të konfirmuar, shkakun e vdekjes.

morto-cranio-randagio 13770303-1049146185167108-8780841885852562631-n-0151-kfng-u43240886024564phb-593x443-corriere-web-sezioni

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password