Në një kohë kur në Tiranë sot, tri forcat kryesore politike po ndeshen lidhur me heqjen ose jo të imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i largohet kryeqytetit.
Siç e ka njoftuar në rrjetet sociale, Meta ndodhet në Currila të Durrësit me Presidentin e FSHF-së, Armando Dukën dhe po diskuton për futbollin, shkruan “syri”.
“Sot në Currila me Presidentin Duka duke biseduar për futbollin e shpresuar për një short më të mirë në Europianin e ardhshëm”, e komenton Meta, foton e mëposhtme.