FOTO/ FSHF bën gafën e madhe para ndeshjes me Italinë


Pavarësisht se kombëtarja shqiptare e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj, atë përballë Italisë në 24 mars në Palermo, Federata Shqiptare e futbollit nuk ka denjuar as të azhornojë të dhënat e fundit në publikimin e listës.

Gafa e bërë nga zyrat e FSHF-së, është pikërisht me mesfushorin Jahmir Hykaj, i cili prej pak muajsh është pjesë e San Jose në SHBA. Ndërkohë që për FSHF-në Hyka, vijon të jetë ende pjesë e Luzernës, skuadrës zvicerane.

Mesa duket kjo gafë e FSHF-së, mund të jetë bërë ose nga nxitimi, ose nga emocionet e mëdha të punonjësve që vijnë kur luan përballë një skuadre të madhe si Italia./syri.net

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password