FOTO/ Fsheh unazën e re, Adele është martuar?!


Muajin e kaluar u raportua se ajo ishte duke planifikuar një dasmë për Krishtlindje dhe duket se Adele i ka vërtetuar këto thashetheme pasi së fundmi spekulohet se ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin e saj Simon Konecki. Këngëtarja është fotografuar duke bërë pazar në Los Angeles ku është vënë re një unazë floriri në gishtin e saj të martesës. Edhe pse ylli botëror është përpjekur ta fsheh unazën e re, kjo gjë nuk i ka shpëtuar paparacëve. Pas këtyre lajmeve, fansat kanë drejtuar pyetjet në rrjetet sociale të këngëtares, nëse është martuar apo jo por ende nuk ka patur një reagim nga Adele./topalbaniaradio

adele1 adele2

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password