Këngëtarja Nora Istrefi, një nga më të bukurat që kemi, gjimnazin e ka kryer në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Më pas ajo përfundoi edhe studimet e larta për dizajn po në Universitetin e Prishtinës. Po si dukej Nora gjimnaziste? A ka ndryshuar ajo dhe sa ka pasur atëherë nga artistja që shohim sot? Në mediat kosovare po qarkullon një foto që na e shuan pakëz kuriozitetin. Në të shfaqet Nora në mbrëmjen e maturës. Ajo asokohe mbante flokë të gjatë e të zinj. Ndonëse imazhi nuk duket qartë, linjat e Norës dallohen gjithsesi./ revistawho.com