E kemi parë gjithmonë nën petkun e politikës, ndërsa kësaj radhe deputeti Fatmir Mediu na ka befasuar të gjithëve. Kreu i Republikanëve ka hequr mënjanë pak për çaste petkun e zyrtarit dhe ka shijuar momentet familjare. Fundjavën që lamë pas Mediu ka qenë i ftuar në dasmën e një mikut të tij. Ai ka kërcyer nën ritmet e muzikës popullore shqiptare, Mediu ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar disa këngë.
Dasmorët të gjithë njëzëri kanë mirëpritur ‘guximin’ e ish-ministrit dhe e kanë përshëndetur atë me duartrokitje./ bw