Ajo është një nga modelet më të suksesshme e femrat më të pëlqyera. Por jo të gjithë ndajnë këtë mendim. Emina Cunmulaj është sulmuar nga një fanse, e cila ka shpërthyer në ofendime kundrejt modeles dhe jetës luksoze që ajo bën. Ajo që e irritoi pa masë modelen dhe bëri që t’i dërgonte e-mail personit në fjalë ishte kur ajo përmendi nënën e saj. Fansja i tha se një ditë jetën luksoze nuk do e marrë me vete, ashtu siç ndodhi dhe me nënën e saj kur ndërroi jetë. Kjo gjë e ka shokuar Eminën, duke u shprehur se nuk mund ta besojë se ka njerëz kaq të neveritshëm në botë.