Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Italinë, që do të zhvillohet me 24 Mars. Tashmë futbollistët janë grumbulluar në qytetin e Durrësit, aty ku po stërviten për të zhvilluar një ndeshje sa më të mirë. Por për njërin nga futbollistët dita e sotme ka shkuar për mrekulli. Arlind Ajeti është surprizuar nga bashkëshortja Pranvera dhe vogëlushi i tyre, të cilët kanë shkuar t’i bëjnë një vizitë. Në foton më poshtë mund të shihni portretin e bukur familjar./revistawho.com