close
Breaking NewsLajme

FOTO/ Erkand Qerimaj së shpejti baba

erkand_qerimaj

Jeta i ka buzëqeshur shpesh në anën profesionale, duke bërë që Erkand Qerimaj të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticione botërore të peshëngritjes e në disa raste të fitojë titullin e kampionit. E po ashtu jeta private duket se po ecën në mënyrën më të mirë për të. Peshëngritësi i njohur është prej disa vitesh i dashuruar me Tedi Kalanë, e cila tashmë po e bën baba për herë të parë. Vajza nga Shkodra është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë. Së fundmi Erkandi ka postuar një foto ku duket tepër i emocionuar për këtë fakt e ka prekur plot ëmbëlsi barkun e partneres së tij.

c7e17720a7ef79a68d3cb26a2d0bd643 d56506e9a6dba6ac1fefde1e1c68fc61
Tags : babaERKAND QERIMAJ
loading...