Drejtuesja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” që takohet me shqiptarët çdo të dielë ne Tv Klan në programin e Gjebreas, ka ruajtur një pozë nga dita e tyre e parë. Eni Çobani dhe Arditi pozojnë në korridoret e televizionit ku punojnë, pa e ditur ende se rruga e tyre bashkë do të zgjaste me vite. Më saktë 5 vjet. “Ky ka qenë momenti i fillimit të këtij rrugëtimi 5 vjeçar me @arditgjebrea ku besimi dhe mbështetja e ndërsjelltë na bëri të jemi akoma këtu sëbashku. Mision i vështirë po jo i pamundur”, ka shkruar juristja./ revistawho.com