Modelja e njohur Emina Cunmulaj prej kohësh jeton në kontinetin amerikan, ku aty ka ndërtuar dhe jetën e saj familjare. Ajo është një ndër vipat më aktiv në rrjete sociale, e cila ndan shumë momente nga jeta e saj, sidomos vajzën e saj të vogël. Modelja ka treguar se është një nënë shumë e përkushtuar, dhe pjesën më të madhe të kohës ia kushton Ellas. Momentalisht Emina është me pushimë së bashku me familjen e saj, ku ka ndarë me fansat fragmente nga ky udhëtim. Ajo ka postuar nëj video ku dallon vogëlushja duke hedhur hapat e saj të parë, edhe pse akoma nuk i ka mbushur 1 vjeç.
‘Ajo po ecën’- shkruan Emina sipër fotos, e cila duket mjaft e lumtur për këtë fakt./revistawho