Tashmë ju mund të blini dyshekun për pishinë me formën e të pasmeve të Kim Kardashian për një shumë prej 98 dollarë amerikan apo 78 paund angleze. Kjo është risia më e fundit e sjellë në treg, shkruan Daily Mail. Duket se Kim di se si të fitojë para dhe të risë famën e aseteve të saj. Nuk ka shumë kohë që uebfaqja kimoji.com kishte vënë në përdorim emotikone me format e aseteve të të famshmes Kim Kardashian.