Njerëz dhe Fate’ do të ishte një nga serialet më të suksesshëm të vendit tonë e që do të mbetej gjatë në kujtesën e shqiptarëve për shkak të ngjarjeve dhe fenomeneve tipike të viteve ’90 që ai trajtonte.
Me një kast të mrekullueshëm aktorësh, disa prej të cilëve vazhduan karrierën në aktrim e të tjerë u distancuan nga jeta publike, një nga aktoret që tërhoqi vëmendjen ishte Era. E ardhmja e gjimnazistes së shkëlqyer në mësime e me ëndrra për jetën u trondit nga fatkeqësitë e familjes dhe bëmave të të vëllait Florit, ose Arben Derhemit.
Po ku është sot Era, emri i vërtetë i së cilës është Enerjeta Jani?
Karriera e Janit pas kësaj telenovele u përqëndrua më shumë në teatër ku edhe interpretoi në disa vepra të famshme si “10 vjet martesë”, “Vdekja e një mbretëreshe”, Me dyer të mbyllura”, etj. Ajo ka sjellë gjithashtu si regjisore disa vepra në skenën e Teatrit.
Eni Jani është martuar me aktorin Genc Fuga dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ajo ka qenë për dy sezone regjisore dhe ideatore e programit të mëngjesit në “TVSH”./xing.al