Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot ditën e saj të lindjes. Por kjo ditë ka një rëndësi akoma më të madhe për të, pasi dhe Fernando bukurosh ka ditëlindjen. Përmes një postimi në Instagram ajo i ka dedikuar atij fjalët më të bukura që një nënë mund të thotë për të birin. “Dita dhe ora kur ne u takum bashk për herë të parë mbas 9 muajsh ëndërrime brenda ne barkun tim, ti i vogli im vendose te vije në jetë diten e ditëlindjes së mamit tënd…Kisha ënderruar shumë per ty ato 9 muaj dhe gjithmonë të krahasoja me një diamant që shkëlqen në qiell …dhe ashtu erdhe dhe në jetën time atë mbrëmje te ftohtë shkurti si nje diamant i vogel që më ndriçoi jetën. Faleminderit ALLAH me çfarë më ke bekuar në jetë. Në këtë 32 vjetor te jetes time kam vetem nje dëshirë: “Te jem e qeshur dhe e lumtur plot pozitivitet krah njerzve me te shtrenjtë që janë pjesë te jetes time “. Ndersa ty i vogli im Fernando, Allahu të bekoft me shëndet e jete. Për te tjerat do kesh mamin tend terë jeten afer. Që te arrish te plotesosh cdo enderr dhe arritje ne jete,”-përfundon postimi i Çiljetës në Instagram.