FOTO / Dekonspirohet Floriana Garo, në krah të një mashkulli për pushime në Maldive…

floriana-garo-model-58789

Autorja dhe moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, Floriana Garo pas ndarjes së bujshme me juristin Tedi Ngjela, u përfol për një lidhje të mundshme me një avokat të rëndësishëm në qytetin e Gjenevës. Por deri më tani asnjë foto e përbashkët me të, asnjë deklaratë në media, duke ia lënë gjithçka në dorë thashethemeve. Megjithatë përgjatë gjithë kësaj kohe bukuroshja nuk i ka ndalur udhëtimet e saj në çdo cep të botës. Herë për punë e herë për qejf, Floriana ka bredhur në shumë shtete edhe në 2016-tën. Kështu bëri edhe në fundvit. Garo zgjodhi plazhet ekzotike të Maldives për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, por ajo çfarë na ka kuriozuar më tepër është personi i cili e ka shoqëruar. RevistaWho.Com ka zbuluar një detaj në një nga fotot e publikuara nga vetë Floriana në rrjetin social “Instagram”, ku vihet re në pasqyrimin e syzeve të saj silueta e një mashkulli, i cili duket se ka shkrepur fotografinë. Ai është i veshur me rroba banje dhe nga sa mund të shquajmë përmes xhamit pasqyrë të syzeve është një zotëri i shëndetshëm. Nuk e dimë në bëhet fjalë për partnerin e saj të ri apo për ndonjë pushues tjetër, apo ndonjë familjar i saj, por kaq bukur sa ka qeshur Floriana na bën të dyshojmë… Përgjigjen mbi këtë mund të na e japë vetëm ajo. Ndaj të presim!/revistawho.com 

15967060_760243204131352_221540858_o

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password