Tatuazhi i cili i dedikohej labelit ‘Babastars’ pa dyshim i habiti të gjithë. Por duket se Cozman vazhdon të jetë i fiksuar pas tatuazheve. Ai ka gdhendur në trup një figurë tjetër, e cila i ka mbuluar gjithë shpatullat. Bëhet fjalë për dy trëndafila të kuq mes të cilëve shkruhet fjala “Loyalty” ose”Besnikëri”. Ndoshta besnik ndaj labelit, ndaj të dashurës apo shoqërisë, por Cozman duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë fjalë. Ka qenë një faqe në Instagram ajo e cila ka zbuluar tatuazhin e ri të Cozman, të cilin deri tani ai ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë për fansat.